
Futni një kartë SIM dhe baterinë
Ky telefon është parashikuar të përdoret me një bateri BL-5C. Përdorni gjithmonë
bateri origjinale Nokia.
Nëse keni vetëm një kartë SIM, futeni kartë në folenë e brendshme të kartës SIM.
1 Vendosni gishtin në zgavrën në fund të telefonit dhe ngrini dhe hiqni me kujdes
kapakun e pasmë (1).
2 Nëse bateria është e futur, nxirreni jashtë.
3 Hapeni mbajtësen e kartës SIM (2), dhe futni kartën SIM (3). Sigurohuni që zona
e kontaktit të kartës të jetë e kthyer poshtë.
4
Përshtatni kontaktet e baterisë dhe të ndarjes së baterisë, dhe vendosni baterinë
(4). Për të rivendosur kapakun e pasmë, drejtoni kapëset mbyllëse në krye drejt
folesë së tyre (5) dhe shtypeni deri sa kapaku të mbyllet në vendin e tij (6).