Nokia X2 02 - Informacion për baterinë dhe ngarkuesin

background image

Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj është parashikuar të përdoret me një bateri të ngarkueshme BL-5C. Nokia mund të vërë në dispozicion modele

të tjera baterie për këtë pajisje. Përdorni gjithmonë bateri origjinale Nokia.

Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur furnizohet me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-3 . Numri i saktë i

modelit të ngarkuesit Nokia mund të ndryshojë në varësi të llojit të spinës, identifikuar nga E, X, AR, U, A, C, K, ose B.

Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet qindra herë, por përfundimisht ajo do të konsumohet. Kur kohët e pritjes dhe

të bisedave janë në mënyrë të dukshme më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë.