Nokia X2 02 - Ambientet e mundshme shpërthyese

background image

Ambientet e mundshme shpërthyese
Fikeni pajisjen tuaj në çdo zonë me një atmosferë të mundshme shpërthyese. Zbatoni të gjitha udhëzimet e afishuara.

Shkëndijat në zonat e tilla mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, duke pasur si pasojë plagosjen trupore ose vdekjen.

Fikeni pajisjen në pikat e rimbushjes me karburant si p.sh. pranë pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëzhgoni

kufizimet në depot, magazinat dhe zonat e shpërndarjes së lëndëve djegëse; uzinat kimike; ose aty ku janë duke u zhvilluar

shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese janë shpesh, por jo gjithmonë, të piketuara qartë. Ato

përfshijnë zonat ku këshilloheni ta fikni motorin e automjetit tuaj, poshtë kuvertës në anije, në impiantet e transferimit ose

të ruajtjes së kimikateve dhe aty ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si kokërriza pluhuri ose metalesh. Ju duhet

të këshilloheni me prodhuesit e automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të tillë si propani ose butani), për të

përcaktuar nëse kjo pajisje mund të përdoret pa rrezik në afërsi të tyre.