Nokia X2 02 - Ambienti i përdorimit

background image

Ambienti i përdorimit
Kjo pajisje i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj RF-së në pozicionin normal të përdorimit pranë veshit ose të paktën

1,5 centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Çdo këllëf, kapse për rripin ose mbajtëse për përdorim në kontakt me trupin, nuk

duhet të përmbajë pjesë metalike dhe duhet ta vendosë pajisjen në largësinë e lartpërmendur nga trupi juaj.

Dërgimi i skedave me të dhëna ose i mesazheve kërkon një lidhje me cilësi me rrjetin. Skedat me të dhëna ose mesazhet

mund të pezullohen, derisa të disponohet një lidhje e tillë. Ndiqni udhëzimet për largësinë nga trupi derisa të përfundojë

transmetimi.

Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale metalike. Mos vendosni karta bankare ose mjete

që mbajnë të dhëna në formë magnetike, sepse informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.