Përditësimi i softuerit të telefonit me anë të telefonit tuaj
Dëshironi të përmirësoni performancën e telefonit tuaj dhe të merrni përditësimet e
aplikimeve dhe veçoritë e tjera të shkëlqyera? Përditësoni rregullisht softuerin për të
përfituar sa më shumë nga telefoni juaj. Ju mund ta cilësoni telefonin tuaj që të
kontrollojë automatikisht për përditësime.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin
e sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Ju mund të përditësoni softuerin tuaj vetëm kur përdorni kartën SIM në mbajtësin e
brendshëm të kartës SIM.
Para se të filloni përditësimin, lidhni një ngarkues ose sigurohuni që bateria e pajisjes
të ketë energji të mjaftueshme.
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
.
1 Zgjidhni
Pajisje
>
Përdit. e pajisjes
.
2 Për të shfaqur versionin e softuerit aktual dhe kontrolluar nëse një përditësim
është i disponueshëm, zgjidhni
Det. aktuale të softit
.
3 Zgjidhni
Shkarko softin e paj.
për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të
softuerit. Ndiqni udhëzimet e afishuara.
4 Nëse instalimi u anulua pas shkarkimit, zgjidhni
Inst. përd. e softit
.
Menaxhimi i telefonit
31
Përditësimi i softuerit mund të kërkojë disa minuta. Nëse ka probleme me instalimin,
kontaktoni me ofruesin e shërbimit të rrjetit.
Kontrolli për përditësime softueri automatikisht
Zgjidhni
Përdit. auto i softit
dhe përcaktoni sa shpesh të kontrolloni për përditësime
të reja softueri.
Ofruesi juaj i shërbimit të rrjetit mund të dërgojë përditësime të softuerit të telefonit
nëpërmjet valëve direkt në telefonin tuaj. Për më shumë informacion mbi këtë
shërbim të rrjetit, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.