Nokia X2 02 - Rreth transmetuesit të radios FM

background image

Rreth transmetuesit të radios FM
Me transmetuesin FM mund të luani këngët e ruajtura në telefonin tuaj me anë të një

marrësi FM të përputhshëm, si një radio në makinë ose një sistem stereo në shtëpi.

Shënim: Në disa vende përdorimi i transmetuesit FM mund të jetë i kufizuar.

Për më shumë informacione, kontaktoni me autoritetet tuaja lokal dhe shkoni në

www.nokia.com/fmtransmitter.

Distanca e funksionimit të transmetuesit FM është deri në maksimumi 3 metra (10

këmbë). Transmetimi mund të jetë objekt i ndërhyrjeve për shkak të pengesave, si

muret, pajisjet e tjera elektronike ose stacionet publike të radios. Transmetuesi FM

mund të shkaktojë ndërhyrje në marrësit FM në afërsi që funksionojnë në të njëjtën

frekuencë. Për të shmangur ndërhyrjen, gjithmonë kërkoni për një frekuencë FM të

lirë në marrës para se të përdorni transmetuesin FM.

Frekuenca e funksionimit të transmetuesit ndryshon nga 88,1 në 107,9 MHz.

Transmetuesi FM nuk mund të përdoret kur janë të lidhura kufjet ose kablli i daljes

TV.