Nokia X2 02 - Telefoni juaj me dy SIM

background image

Telefoni juaj me dy SIM
Ju mund të futni dy karta SIM.

Disa nga përfitimet e një telefoni me dy SIM

Ju mund të kurseni kur përdorni shërbimet nga ofrues të ndryshëm të shërbimit.

Përdorni një numër telefoni për thirrje personale dhe një tjetër për punë, por

mbani vetëm një telefon.

Shmangni ndryshimin e mbulimit të rrjetit midis ofruesve të shërbimit.

Të dyja kartat SIM janë të disponueshme në të njëjtën kohë kur telefoni nuk është në

përdorim, por ndërsa një kartë SIM është aktive, për shembull, duke kryer një thirrje,

duke dërguar ose marrë një mesazh ose duke transferuar të dhëna, tjetra është e

padisponueshme.

Nëse nuk ka një kartë SIM në mbajtësin e brendshëm të kartës SIM, ju mund të bëni

vetëm thirrje urgjence.

Disa veçori dhe shërbime të operatorit janë të disponueshme vetëm kur përdorni

kartën SIM në mbajtësin e brendshëm të kartës SIM.

Një lidhje GPRS nuk mund të jetë e hapur në sfond. Nëse një aplikim po përdor një

lidhje GPRS dhe ju ktheheni në ekranin kryesor ose kaloni te një aplikim tjetër, meny

ose pamje tjetër, lidhja mbyllet automatikisht.